/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se të shtunën rreth orës 18:20 ka marrë informacione për një mjet të pashpërthyer në Kamenicë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-i të cilët, sipas policisë kanë konstatuar se bëhet fjalë për mjetin e llojit A-4.
Sipas policisë mjeti i pashpërthyer është tërhequr nga vendi i ngjarjes përderisa nuk raportohet për ndonjë incident. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/