DYLON

Kamenicë: Fushata e korrje-shirjeve po vazhdon

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ndonëse disa parcela ishin korrur para ca ditëve, megjithatë zyrtarisht, fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës ka nis me të korrura të grurit në fshatin Topanicë – Lagjja e Muhaxhirëve.

Këtë vit në Komunën e Kamenicës ishin të mbjella rreth 1,800 ha, grurë, 50 ha. me elb dhe 35 ha. me trotikall. Për fushatën e korrje – shirjeve në komunën e Kamenicës janë të angazhuara rreth 35 autokombajna .

EkoHigjiena

Me vazhdimin e fushatës së korrje – shirjeve komisioni vazhdon që të bëj përcjelljen e këtij procesi që është aq shumë i rëndësishëm për këtë fushatë, e sidomos përcjellja dhe ruajtja për mos humbjen e drithërave, respektimin e rregullores komunale dhe rendit të korrje-shirjeve, si dhe ndërmarrjen e masave parandaluese kundër zjarrit.

Gjatë vizitës në terren dhe informatave nga terreni, rendimenti varësisht prej fermerit (bujkut) dhe varieteteve të farërave ,sillej rreth 4,000 – 4,500 kg / ha. me grurë , rendimenti i elbit sillej 3,500 – 4,000 kg / ha. dhe trotikalli 5,000 kg. / ha. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.