DYLON

Kamenicë: Fillon manifestimi tradicional “Lulëkuqet e Prillit”

Kamenicë: Fillon manifestimi tradicional “Lulëkuqet e Prillit”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati bashkë me Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport Arijanit Ibrahimi dhe nxënësit e shkollave fillore, mbjellen sot lule të kuqe pranë varrezave të dëshmorëve.

Kryetari Kastrati tha se me mbjelljen e luleve ka filluar manifestimi tradicional “Lulëkuqet e Prillit”.

“Me mbjelljen e luleve të kuqe pranë varrezave të dëshmorëve, filluam manifestimin tradicional “Lulëkuqet e Prillit”, që organizohet për nder të përvjetorit të Betejës së Marecit dhe të gjithë dëshmorëve të rënë nga Komuna e Kamenicës”, u shpreh ai.

EkoHigjiena

Ndërsa, Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport Arijanit Ibrahimi u shpreh jashtezakonisht i kënaqur me organizimin e këtij manifestimi.

“Ndjehem shumë mirë që sot filloi ky manifestim dhe që mbjelljen e këtyre luleve po e bëjmë bashkë më nxënësit e shkollave fillore”, tha ai.

Aktivitete të tjera për këtë manifestim, do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.