DYLON

Kamenicë: Filloi vaksinimi i personave mbi 80 vjeç

Kamenicë: Filloi vaksinimi i personave mbi 80 vjeç
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës përkatësisht Qendra e Vaksinimit sot ka filluar vaksinimin e të moshuarve mbi moshën 80 vjeçare.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, u ka uruar shëndet të gjithë atyre që po vaksinohen.

EkoHigjiena

“Sot filloi vaksinimi i gjyshërve tanë. Pas vaksinimit të personelit shëndetësor, sot Qendra e Vaksinimit në Kamenicë, po përkujdeset për të moshuarit mbi moshën 80 vjeçare. Qofshi me shëndet”, është shprehur ai.

Ndryshe ditë më parë është vaksinuar stafi shëndetësor në Kamenicë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.