DYLON

Kamenicë: Feston me armë, predha godet një femër

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës në Kamenicë është informua për një rast gjuajtje me armë zjarri. Njësitet patrulluese ju kanë përgjigj thirrjes dhe me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se, i dyshuari,me banim rezident në Fshatin Karaqevë e Epërme, Komuna Kamenicë, deri sa ishte nё njё aheng familjar, kishte marrë armёn e zjarrit, AK-47, dhe në mënyrë të pakontrolluar kishte shtёnё dy herë ku njё predhё kishte depërtuar përmes dritares, nё shtёpinё tё kushëririt dhe kishte goditur nё pjesën e pasme tё krahërorit viktimёn femër.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se viktima ёshtё dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore sipas raportit të mjekut është në përmirësim. Në vend ngjarje janë gjet dy gëzhoja.

EkoHigjiena

Zëdhënësi Hashani tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e hetimeve Rajonale, ku është bërë procesimi i vendit të ngjarjes, është konfiskuar arma e llojit AK-47 (pa numër) me një karikator i zbrazët dhe dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm që dyshohet të jetë përdorur në vend të ngjarjes. Janë intervistuar familjarët në prezencë të prokurorit të shtetit , është arrestuar i dyshuari dhe është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Me urdhër të prokurorit të shtetit lënda procedohet në Gjykatë”.

“Edhe përkundër apeleve dhe kampanjave vetëdijësuese nga ana e Policisë së Kosovës, po ka raste kur nëpër ahengje dhe gazmende familjare fatkeqësisht po përdoren armë. Policia e Kosovës gjatë gjithë vitit po vazhdon kampanjën vetëdijësuese “Festo me zemër pa armë”. Përdorimi i armëve nga personat e paautorizuar është vepër penale dhe e dënueshme me ligj, në radhë të parë rrezikohen anëtarët e vetë familjes por edhe të tjerët”, ka thënë tutje zëdhënësi Hashani.

Sipas tij, Policia e Kosovës deri tani ka arritur t‘i lokalizojë disa raste të tilla dhe kallëzimet penale për përdorim të armëve nëpër ahengje familjare janë dërguar në Gjykatë, policia do të jetë e përkushtuar në zbatim të ligjit dhe për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt. /2L ONLINE/

fotilustruese

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.