Sot, nën organizimin e grupit të grave në Komunën e Kamenicës është mbajtur marshi “Marshojmë, s’festojmë”, ku edhe janë vendosur këpucët e kuqe në shesh, në rikujtim të grave viktima të dhunës në familje.
Kryetari Rahimaj ka thënë se çdo 8 Mars duhet të na rikujtojë se sa shumë duhet të punojmë për integrimin e gruas në shoqëri si dhe krijimin e mundësive për to, duke uruar që rastet e dhunës të shkojnë drejtë zvogëlimit.
Koordinatorja komunale e Njesisë për të Drejtat e Njeriut Nazmije Demolli-Kastrati, ka ritheksuar edhe një herë rëndësinë e parandalimit të dhunës në familje si dhe ka bërë thirrje për trajtim sa më të drejtë tek organet e drejtësisë për këto raste. /2LONLINE/