DYLON

Kamenicë: Eco-Higjiena me projekt për ndarjen e mbeturinave në vende të veçanta

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, i priti në takim përfaqësuesit e Kompanisë rajonale të mbeturinave “Eco-Higjena”, Gerhard Dummer dhe Senad Ramaj me bashkëpunëtorë. Temë e këtij takimi ishte informimi rreth punës së kompanisë gjatë një viti në Komunën e Kamenicës.

Nënkryetari Matoshi, i ka falënderuar përfaqësuesit e Eco-Higjena për angazhimin e tyre në Kamenicë dhe ka shprehur mendimin se gjatë këtij viti ka pasur punë të mirë dhe efikase të kësaj kompanie e cila vepron në kuadër të Partneritetit publiko – privat.

EkoHigjiena

Gerhard Dummer ka njoftuar se gjatë vitit në Kamenicë ka pasur një inkasim prej 67.91% , përqindje kjo që i kalon komunat Gjilan e Viti.

Nënkryetari Matoshi ka thënë se inkasimi sa më i lartë tregon edhe performancën e punës së kompanisë dhe ka shprehur vullnetin që të ndihmojë në rritjen e vetdijësimit për të paguar faturat mujore të bartjes së mbeturinave.

Në takim u fol edhe për një projekt që pritet të filloj në muajt e ardhshëm përmes të cilit familjeve do t[u mundësohet seperimi ose ndarja e mbeturinave në vende të veçanta, ashtu siq ndodh në gjithë Evropën. Ky projekt do të filloj të testohet vetëm në disa pjesë të qytetit për të parë më vonë mundësinë e shtrirjes në tërë territorin.

Gjithashtu Eco – Higjena, do të vijë me ofertë edhe për fshatrat e Kamenicës, për bartjen e mbeturinave. Për këtë pikë nënkryetari Matoshi ka thënë se edhe komuna do të ndihmojë përmes këshillave lokale që të takohen banorët dhe t`u propozohet kjo ide.

Në takim gjithashtu u fol edhe për përfaqësimin e komunës në bordin e pronarëve të KRM Higjena dhe në bordin drejtues të Eco – Higjena. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.