DYLON

Kamenicë e Viti: Ja kur, ku dhe sa kohë do të ndalet rryma

Avatar photo Redaksia

KEDS me anë të një njoftimi për media ka bërë të ditur për ndërprerjet e radhës të energjisë elektrike në disa komuna të Kosovës, duke përfshirë edhe Vitinë e Kamenicën.

Më 01.11.2016 në NS 110/35/10 kV Rafshina (Viti) do të shkyçet:

EkoHigjiena

Dalja 10 kV Smira (61067006) prej orës 12:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Drobeshi, Smira dhe TS Kabashi.

Më 01.11.2016 në NS 110/10 kV Kamenica do të shkyçet:

Dalja 10 kV Muqiverci (62000011) prej orës 10:00 deri në ora 15:40

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Berivojcë, Qarrakofc, Dajkovc, Shipashnica e Ulët, Muçivërc, Rogoçicë, Novosellë, Karaçeva e Ulët dhe e Epërme.

Arsyeja e shkyçjes: revizion i LP 10 kV dhe ndërrim i shtyllave të tensionit të lartë.

Më 02.11.2016 në NS 110/10kV Kamenicë do të shkyçet:

Dalja 10 kV Kamenica e Re (62000006) prej orës 11:00 deri në orën 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Berivojcë, Spitali, Imkos, Magnohrom, Policia, Shtëpia e Mallrave, Shtëpia e Kulturës, Posta e Vjetër, Gjykata dhe trafostacionet e reja.

Arsyeja e shkyçjes: kyçja e trafostacionit të ri në lokacionin ku ndodhet i vjetri.

Më 02.11.2016 në NS 110/10 kV Kamenica do të shkyçet:

Dalja 10 kV Hogoshti (62000004) prej orës 16:00 deri në ora 20:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Kamenicë (Ekonomia e pyjeve, Sera), Boscë, Strelicë, Kopërnicë, Kolloleq, Shipashnicë e Ulët dhe e Epërme, Vriqecë, Kranidell, Repetitor, Sedllar, Hogosht, Bujnovc, Marocë, Lajçiq, Velegllavë, Desivojcë, Tërstenë, Lisockë dhe Gjyrishec.

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.