DYLON

Kamenicë: Dorëzohen në polici parat e gjetur nga tre të mitura

Kamenicë: Dorëzohen në polici parat e gjetur nga tre të mitura
Avatar photo Redaksia

Sot me datën 30.12.2025 rreth orës 13:30 në Stacionin Policor në Kamenicë tre të mitura kanë dorëzuar në polici njëqind (100) euro para të gatshme të cilat i kishte gjetur në sheshin e qytetit të Kamenicës.

Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur këto para dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i janë kthyer prapa.

EkoHigjiena

Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë tre të miturit e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.