DYLON

Kamenicë: Bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve

Kamenicë: Bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve
Avatar photo Redaksia

Me rastin e Ditës së Flamurit, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Kryetarin e OVL-UÇK-së, dega në Kamenicë, Milaim Limoni, komandantin e Policisë së Kosovës në Kamenicë, Basri Shkodra, dhe të tjerë, kanë bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve.

Kryetari Rahimaj uroi të gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit, duke theksuar se dëshmorët kudo që janë duhet gjithmonë t’i kujtojmë, sepse ata dhanë gjithçka që ne sot të gëzojmë lirinë.

EkoHigjiena

Aktivitete të ndryshme për nder të kësaj dite do të zhvillohen gjatë gjithë ditës në Komunën e Kamenicës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.