DYLON

Kamenicë: “Beach Volley” garë e fortë për dy ditë radhazi në Kamenicë

Kamenicë: “Beach Volley” garë e fortë për dy ditë radhazi në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Për dy ditë radhazi amfiteatri i sheshit u shndërrua në një fushë të mbuluar me rërë. Kjo për shkak të aktivitetit të Beach Volley në kuadër të Kamenica Summer Fest.

Kjo ngjarje mblodhi pjesëmarrës nga qytete të cilët u përballën në një garë të fortë mes vete.

EkoHigjiena

Në natën e parë ishte kategoria e femrave ku pjesëmarrës ishin 7 ekipe.

Vendin e parë e morën Arjola Qehaja dhe Alba Matoshi nga Kamenica, ndërsa në vendin e dytë u renditën Xhudi Krruti dhe Lyra Pireva nga Prishtina.

Në natën e dytë ishte kategoria e djemve, me 8 ekipe pjesëmarrëse ku në vendin e parë triumfuan Dilon Latifaj nga Kamenica dhe Erjon Behluli nga Gjilani. Ndërsa në vendin e dytë u renditën Rigon Bajramin dhe Eron Murseli nga Gjilani.

Shikuesit që ndoqën garat për dy ditë me radhë, i përkrahën lojtarët me duartrokitje dhe mbështetje të vazhdueshme.

Në këtë ngjarje Drejtori i Kulturës, Behar Hyseni, i cili ishte prezent gjatë ngjarjes, uroi fituesit dhe të gjithë pjesëmarrësit për përpjekjet dhe suksesin e tyre, njofton Komuna e Kamenicës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.