DYLON

Kamenicë: Arrestohet për keqpërdorim seksual të viktimës nën 16-vjeçe (E PLOTËSUAR)

Avatar photo Redaksia

(e plotësuar):

Lidhur me rastin “Keqpërdorim seksual i personal nën moshën 16 vjeçare”, Policia e Gjilanit, përmes , Ismet Hashanit, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka ofruar informacion shtesë (plotësues), si më poshtë:

***

EkoHigjiena

Më datë 11 Korrik 2018, rreth orës 12:40 përmes rrugëve operative, Stacioni Policor në Kamenicë, ka pranuar një informatë rreth një rasti “Keqpërdorimit seksual  i një  të miture”.

Pas marrjes  së  autorizimit  nga  Prokurori  i  Shtetit janë  ndërmarr të gjitha veprimet e   duhura hetimore si intervista me palën e  dëmtuar (Viktimën serbe shtetase e Kosovës, e mitur) në prani të kompetentëve nga QPS-ës,  ekzaminimin  gjinekologjik i të njëjtës është bërë në  IML-Prishtinë.

Intersvitimi me shkrim  i të dyshuarit V. M. (1943),serb shtetas i Kosovës, pas arrestimit është bërë nga hetues policor në prani të avokatit mbrojtës.

Në bazë të hetimeve të para ngjarje dyshohet se kishe ndodhur diku  gjashtë muaj  më  parë , në  objektin e shtëpisë  së të dyshuarit në  fjalë i cili  është   fqinjë i   familjes së  të dëmtuarës.

Po ashtu ekzistojnë dëshmi të qëndrueshme se i dyshuari ka fotografuar  të dëmtuar të zhveshur, fotografi të cilat gjenden tek autoritet policore gjermane në qytetin e Mynhenit, me që  i dyshuari në fjalë  është pensionist i shtetit gjerman .

Pas  zhvillimit të intervistës ndaj të dyshuarit  V.  M. , Prokurori i Shtetit, i ka shqiptuar  masën e ndalimit për 48 orë nën dyshimin  se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”.

Hetimet   lidhur me këtë ngjarje  janë në  vazhdim .

***

Në Kamenicë është arrestuar i dyshuari, mashkull K/Serb, pasi që dyshohet se i njëjti para gjashtë muajve kishte keqpërdorur seksualisht viktimën- fëmijë, femër K/serbe.

Viktima është dërguar për ekzaminim gjinekologjik në IML-Prishtinë.

Pas intervistim i dyshuari me vendimin e prokurorit dërgohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.