/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një të arrestuar në Kamenicë për armëmbajtje pa leje. Njësiti policor gjatë punës rutinore kanë arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti është vërejtur duke hedhur një armë. Në raportin e policisë thuhet tutje se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit “Ekol Tuna” pa municion me një karikator të zbraztë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./2L ONLINE/
fotoilustruese