/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë të ditur për një rast që ka ndodhur në Kamenicë ku një qytetar është arrestuar pasi që i njëjti në një pikë kontrolli në Kamenicë, ka ofenduar dhe ka tentuar t’i sulmojë zyrtarët policor të cilët ishin në kryerjen e detyrës zyrtare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thueht në raportin policor. /2L ONLINE/