DYLON

Kamenicë: Aktivitete që ndërthurnin stand-up comedy, pikturën dhe fotografinë

Kamenicë: Aktivitete që ndërthurnin stand-up comedy, pikturën dhe fotografinë
Avatar photo Redaksia

“Mbrëmë, amfiteatri i Shtëpisë së Kulturës në Kamenicë u mbush me të qeshura, art dhe momente të bukura, përmes një aktiviteti që ndërthurte stand-up comedy, pikturën dhe fotografinë”, njofton Komuna e Kamenicës.

Publiku pati mundësinë të shijonte një program të veçantë humoristik nga komedianët Lulzim Bucolli, Rron Rama, Ernest Zymberi dhe Avni Shkodra, të cilët sollën humor, energji dhe shumë të qeshura për të pranishmit.

EkoHigjiena

Në kuadër të aktivitetit u prezantua edhe një ekspozitë me piktura dhe fotografi, duke e kthyer hapësirën në një pikëtakim të bukur mes artit pamor dhe humorit.

I pranishëm ishte edhe kryetari Rahimaj, i cili përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi komedianët për programin e sjellë për publikun e Kamenicës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.