DYLON

Kamenicë: Aksion i përbashkët për shënimin e Ditës Botërore të Pastrimit

Kamenicë: Aksion i përbashkët për shënimin e Ditës Botërore të Pastrimit
Avatar photo Redaksia

Me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit, Komuna e Kamenicës, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike dhe Policinë, ka organizuar një aksion të përbashkët për pastrimin e hapësirave publike dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe drejtori i DSHPAIE-së, Zotrim Kastrati, së bashku me stafin e tij, të cilët iu bashkuan aksionit dhe kontribuan në angazhimin e përbashkët për ruajtjen e pastërtisë dhe krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm.

EkoHigjiena

Një kontribut të veçantë në këtë iniciativë ka dhënë edhe Drejtoria e Arsimit, përmes përfshirjes së shkollave, ku nxënësit kanë realizuar aktivitete pastrimi në ambientet shkollore dhe në lokalitete të ndryshme.

Përfshirja e nxënësve në këtë aksion përçon një mesazh të rëndësishëm për kujdesin ndaj mjedisit dhe edukimin e brezave të rinj me ndjenjën e përgjegjësisë qytetare.

Ky aktivitet dëshmon se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe komunitetit është thelbësor për ruajtjen e hapësirave të përbashkëta dhe promovimin e një kulture të qëndrueshme të pastërtisë.

“Komuna falënderon të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre në shënimin e Ditës Botërore të Pastrimit”, thuhet në fund të njoftimit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.