/2L ONLINE/ – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës( AAK), Dega në Kamenicë, është pjesë e rëndësishme e qeverisjes komunale dhe konsiderojmë se me përkushtim po i përmbushim detyrat dhe obligimet tona ndaj qytetarëve, për aq sa kemi hapësirë brenda koalicionit qeverisës, thuhet në një njoftim të këtij subjekti politik.
“Në kuadër të reformave në parti, vlerësimit të performancës të secilit drejtor si dhe zhvillimeve të fundit brenda subjektit, pritet që së shpejti të bëhen edhe ndërrime emrash të drejtorëve. Në takimin e rradhës të ( KD) Këshillit Drejtues të AAK-Dardanë, pritet të mirren vendime për këto ndryshime ku do dilet me emra konkret të drejtorëve të rinjë si dhe t’i bëjë propozimet Kryetarit të Komunës për këto ndryshime në qeverisjen komunale.”, thuhet në njoftimin në fjalë. /2L ONLINE/