DYLON

Kamenicë: 38 biznese përfituese të grantit komunal

Kamenicë: 38 biznese përfituese të grantit komunal
Avatar photo Redaksia

Janë shpërndarë grantet komunale për biznese për vitin 2023, ka bërë me dije, kreu i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj.

“Me një buxhet të ndarë prej 100 mijë eurosh, për herë të parë në historinë e Kamenicës, komuna ndan grante për bizneset lokale”- tha kryetari Rahimaj.

EkoHigjiena

Prej bizneseve përfituese, 11 prej tyre janë biznese të reja Start Up-e kurse 27 ekzistuese.

“Më shumë se 40 vende të reja pune, dhe 60+ pajisje pune do të financohen”.

Kryetari Rahimaj ka shtuar se është i lumtur që komuna po ndihmon në nisma të reja e rimëkëmbje ekonomike lokale.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.