DYLON

Kamenicë: 205 studentë përfitojnë bursa komunale

Kamenicë: 205 studentë përfitojnë bursa komunale
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Komunale e Arsimit në Kamenicë, pas thirrjes publike për aplikim për bursa, ka shpallur listën e studentëve përfitues.

Sipas komisionit të formuar për vlerësimin e aplikacioneve, gjatë kohës sa ka qenë thirrja e hapur kanë aplikuar 254 studentë. Prej tyre 205 kanë përfituar në bazë të plotësimit të kritereve të vendosura nga komisioni.

Shuma e cila është ndarë për subvencionimin e studentëve është 48.280,00 euro, ndërkaq në linkun më poshtë gjeni listën e përfituesve.

EkoHigjiena

Afati për ankesa është tetë (8) ditë pas shpalljes së njoftimit në web-faqen zyrtare të komunës së Kamenicës. /2LONLINE.com/

LINKU I PËRFITUESVE TË BURSAVE: https://kk.rks-gov.net/…/upl…/sites/17/2020/12/28505.pdf

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.