/2L ONLINE/ – Sot është prezantuar raporti vjetor i Policisë së Kosovës në stacionin policor në Kamenicë për vitin 2015, në këtë takim prezantuan Kryetari i Komunës Begzad Sinani, Komandantja e Policisë për Regjion të Gjilanit Elmina Mahmuti,Kryetari i Gjykatës në Kamenicë Zjadin Spahiu dhe komandanti i Policisë në Kamenicë Nazif Hajrizi me stafin e policisë të stacionit.
Kryetari Sinani përgëzoi Policinë për punën e tyre duke thënë se e gëzon fakti që ka rënie të rasteve kriminale. “Kjo është meritë e qytetarëve sepse është krijua besim në institucione dhe falë bashkëpunimit tonë po krijojmë ambient të qetë dhe të sigurt për qytetarët, duhet të marrim masa për ndërprerjen e seperacioneve në Lajçiç dhe Desivojcë, dhe të shtohet bashkëpunimi me institucionet arsimore me mbajtjen e ligjëratave edukative dhe parandaluese për fëmijët tanë sepse kanë një moshë të ndejshme dhe duhet patur kujdes në edukimin dhe largimin nga dukuritë negative” ka thënë Sinani.
Komandanti Nazif Hajrizi para të pranishmëve prezantoi punën njëvjeçare për vitin 2015 për numrin e veprave të kryera ai theksoi se nuk kemi raste të vrasjeve dhe veprave penale të rënda. “Kemi bashkëpunim shumë të mirë me institucionet komunale dhe gjykatën por si pengesë kemi mungesën e veturave besoj që së bashku në vitin 2016 të plotësohet kjo kërkesë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës”.
Kryetari i gjykatës Zjadin Spahiu tha se bashkëpunimi me policinë është i mirë, paraqiti rastet e zgjidhjeve të lëndëve në gjykatë numri më i madh i tyre ka të bëjë me vepra penale të vjedhjeve, aksidente dhe kundërvajtje.
Komandantja Rajonale Elmina Mahmuti uroi për punën e bërë. “E dimë problemin e mungesës së veturave, besojë se do ta bëjmë zgjidhjen. Ju rekomandojë që të organizoheni dhe të koordinoni punën në terren në bazë të raporteve nga gjykatat kemi zvogëlim të rasteve kriminale në Anamoravë”, ka thënë ajo. /2L ONLINE/