/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal Bajram Dërmaku dhe Udhëheqësin e Personelit Faton Biqkaj kanë takuar Komandanten Rajonale të Policisë Emina Mahmuti, Zv.komandantin Shaban Azizi dhe komandatin e stacionit policor Nazif Hajrizi.
Në këtë takim u bisedua për çështjen e sigurisë dhe bashkëpunimi në mes të Komunës së Kamenicës dhe Policisë Kosovës.Kryetari Sinani falënderoi për vizitën dhe bashkëpunimin e deritashëm në mes të Komunës dhe Policisë për të siguruar qytetarët e kësaj komune.
“Unë si kryetar kam marrë vendim për ndalimin e seperacioneve që kanë vepruar qe 15 vite dhe kanë bërë shkatërrimin e lumenjve, degradimin e ambientit, prishjen e infrastrukturës ne kemi pengesa dhe kërkojë nga Policia e Kosovës që të ndihmojë në ofrimin e sigurisë me qëllim të ndalimit të funksionimit të tyre, po ashtu si problem tjetër mbetet çështja e definimit të kufirit në fshatin e Karaqevës kërkojë që të ketë patrullime më të shpeshta të Policisë në atë pjesë me qëllim të ketë një siguri më të madhe për banorët e këtyre fshatrave’, ka thënë Sinani.
Komandantja e Policisë kolonele Elmina Mahmuti tha se janë të kënaqur me bashkëpunimin që kanë deri tani dhe janë të njoftuar për vendimin e krytarit të Komunës për ndërprerjen e seperacioneve, për çka u tha se do të ofrohet mbështetje e policisë.
“Si regjion kemi rënie të gjitha krimeve të rënda, por si shqetësuese kemi disa raste të vjedhjeve që janë paraqit mirëpo falë bashkëpunimit me qytetarët kemi identifikuar rastet dhe i kemi dërguar në gjykatë. Për sa i përket kufirit me Karaçevën ky është një problem politik, mirëpo ne së bashku me KFOR-in do të ofrojmë patrullime me të shpeshta dhe do të bëjmë një pikë patrulluese të përhershme”, ka thënë Mahmuti. /2L ONLINE/