DYLON

Kamenica shembull për tolerancë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani është takuar me zyrtaren e UNDP-së, Alexandra Meierhans dhe bashkëpunëtorët e saj, e ku në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit e bashkësive fetare islame dhe ortodokse, Policisë së Kosovës, dhe të EULEX-it. Temë diskutimi ishte prezantimi i projektit, Ngritja e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë, për të cilin projekt, Komisioni Evropian ka siguruar mjetet që kapin shumën. 1,560,000.00 ero. Të pranishmit u informuan gjerësisht se si duhet të konkurroj komuna me dy projekte nga dy bashkësitë fetare, që kanë të bëjnë intervenime në objektet fetare renovime, apo zonat e këtyre objekteve.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani ka thënë se marrëdhëniet e mira ndëretnike, në rend të parë janë meritë e vet qytetarëve të kësaj komune, të cilët kanë vendosur për të jetuar bashkërisht. Po ashtu është edhe meritë e prijësve fetar që me besimtarët e tyre e kanë kultivuar tolerancën.

Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i KBI i Komunës së Kamenicës Bejtulla Hashani dhe prifti i kishës së Kamenicës Dragisha Jeriniq.

EkoHigjiena

“Në këto hapësira kanë jetuar së bashku këto komunitete, që shumë rrallë kanë pasur probleme mes vete. Problemet tona, janë vetëm të natyrës ekonomike: nuk mund të gjesh shembull të tillë diku tjetër sikurse në Kamenicë, ku tregu është përbashkët dhe fëmijët e komuniteteve të ndryshme merren së bashku me aktivitete sportive”, ka thënë Jeriniq.

Dy bashkësitë fetare ishin dakord, për një projekt te parku i qytetit, i cili gjendet afër dy objekteve fetare, kishës dhe xhamisë, si dhe tregut të qytetit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.