DYLON

Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”

Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Edon Dërmaku, në kuadër të një vizite profesionale në Frankfurt së bashku me përfaqësues të tetë komunave të tjera të Kosovës kanë vizituar panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”.

Gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e komunave patën mundësi të njihen nga afër me teknologjitë dhe zgjidhjet bashkëkohore në fushën e riciklimit, ekonomisë qarkore, përpunimit të plastikës dhe menaxhimit të qëndrueshëm të mbeturinave.

EkoHigjiena

Kryetari Rahimaj theksoi rëndësinë e vizitave të tilla për njohjen me praktikat evropiane dhe identifikimin e mundësive që mund të përshtaten me nevojat e Komunës së Kamenicës.

“Vizita të tilla profesionale janë një mundësi e mirë për të parë nga afër teknologjitë dhe praktikat që po zbatohen në vendet evropiane në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe ekonomisë qarkore. Për Komunën e Kamenicës është e rëndësishme që të njohim këto modele, të krijojmë kontakte të reja dhe të shohim mundësitë për zgjidhje konkrete që mund të kontribuojnë në një menaxhim më të mirë të mbeturinave dhe në mbrojtjen e mjedisit”, ka thënë Kryetari Rahimaj.

Ndërkaq, Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Edon Dërmaku, tha se njohja me praktikat dhe modelet evropiane përbën një mundësi të rëndësishme për të identifikuar zgjidhje të përshtatshme për nevojat lokale, si dhe për të krijuar kontakte dhe mundësi të reja për bashkëpunim dhe projekte në të ardhmen.

Kjo vizitë e realizuar në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet komunave të Kosovës, kontribuon në shkëmbimin e përvojave dhe në forcimin e kapaciteteve institucionale për një menaxhim më efikas të mbeturinave, zhvillimin e ekonomisë qarkore dhe mbrojtjen e mjedisit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.