DYLON

Kamenica prezanton mundësitë për investime para bizneseve të diasporës në Vjenë

Kamenica prezanton mundësitë për investime para bizneseve të diasporës në Vjenë
1 minutë lexim

Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Edon Dërmaku, përfaqësoi Komunën e Kamenicës në një aktivitet të organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare në Vjenë, me rastin e 28 Nëntorit.

Në këtë aktivitet, Dermaku prezantoi potencialin e Kamenicës për investime në turizëm, bujqësi dhe industri ushqimore, si dhe përparësitë që pritet të ofrojë zona ekonomike. Ai prezantoi gjithashtu projektet zhvillimore për ngrohtoren e qytetit, energjinë solare dhe Bahçen e Qytetit.

EkoHigjiena

Gjatë qëndrimit në Vjenë, drejtori Dermaku takoi sipërmarrës të diasporës shqiptare nga Austria, Gjermania, Anglia dhe Zvicra. Ai bëri të ditur se shumë prej tyre shprehën gatishmëri për të shqyrtuar mundësitë e investimit në Kamenicë dhe të bashkëpunimit në fushën e shërbimeve dhe të furnizimit me mallra nga Kosova.

Drejtori Dërmaku falënderoi Caritasin Zviceran për mbështetjen që i mundësoi pjesëmarrjen në këtë aktivitet dhe përfaqësimin e Komunës së Kamenicës në Vjenë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.