DYLON

Kamenica pranon donacion me mjete shkollore nga shkolla “Gemeindeschule” në Zvicër

Kamenica pranon donacion me mjete shkollore nga shkolla “Gemeindeschule” në Zvicër
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës ka pranuar një donacion nga shkolla “Gemeindeschule” në Zvicër. Ky donacion përfshin: tavolina shkollore, karrige, projektorë, dollape për biblioteka, tabela të bardha e të zeza, si dhe materiale e mjete tjera shkollore të ngjashme.

Kryetari i komunës,  Qëndron Kastrati duke falenderuar bashkëqytetarët tanë në diasporë që e mundësuan këtë donacion, ka thënë se janë duke punuar që t’iu krijojmë kushte më të mira nxënësve tëKamenicës.

“Ky donacion është mundësuar përmes dy bashkëqytetarëve tanë nga diaspora Fitore Maliqi e Artan Maliqi. Faleminderit kolegëve për punën, Artanin e Fitoren për angazhimin si dhe vullnetarëve për transportin nga Zvicra. Do punojmë pa ndalë, që nxënësve të Kamenicës t’u krijojmë kushte më të mira të mësimnxënies e ambiente më të këndshme”, ka thënë Kastrati.

EkoHigjiena

“Ju vazhdoni qëndroni në shtëpi, ndërsa ne me punë të kujdesemi për mirëqenien tuaj”, ka apeluar ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.