DYLON

Kamenica po e humb një projekt të madh!

Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës po e rrezikon ta humb një projekt shumë të madh. Drejtori i Zhvillimit Ekonomik Fatmir Krasniqi ka thënë se sot ka kërkuar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal që të diskutohet rreth shkresës së Solar Green Energy, e cila ka paralajmëruar Komunën e Kamenicës së nëse nuk paijsen me leje ndërtimore në afat prej 15 ditësh ky investim do të shkojë diku tjetër dhe rrjedhimisht Kamenica do ta humb këtë mundësi.

Drejtori Fatmir Krasniqi kërkon që Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme pasi që sot nuk ka pasur mirëkuptim nga kryesuesi Bajram Dërmaku që kjo të diskutohet në Kuvend. Kuvendi duhet të autorizoj ekzekutivin e komunës që të shmanget nga PZHK dhe ta pajis investitorin me leje ndërtimi, shkruan kamenicapress (fb).

EkoHigjiena

“Kuvendi duhet ti hap rrugë zhvillimit ekonomik të komunës, bëhet fjalë për 4.5 milion euro invëstime në Novosellë afër Roganës dhe për hapjen e vendeve të reja të punës”, ka thënë Fatmir Krasniqi.