DYLON

Kamenica pjesë e takimeve koordinuese me komuna tjera të botës

Kamenica pjesë e takimeve koordinuese me komuna tjera të botës
Avatar photo Redaksia

Kryetari  i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati është duke e përfaqësuar Kamenicën në takime koordinuese me komuna të tjera të botës.

Ai sot ka mbajtur takime nga distanca me kryetarë komunash përfshirë ata nga: Italia, Austria, Turqia, Serbia, Gjermania, Libani dhe vende tjera, ku është diskutuar për situatën dhe masat që kanë ndërmarr në nivel lokal në këto vende për të luftuar virusin COVID-19.

Ai gjatë diskutimeve së bashku me ata kanë ndarë përvojat e tyre për parandalimin dhe mbrojtjen qytetarëve nga pandemia SARS-CoV-2.

EkoHigjiena

Kryetari Kastrati dhe përfaqësuesit e Shtabit Emergjent Komunal janë duke punuar në vazhdimësi që të tejkalohet kjo situatë dhe t’i përmbushin nevojat e banorëve të Kamenicës, duke u bërë thirrje atyre që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, të mos krijojnë panik sepse të gjithë bashkë do t’ia dalim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.