DYLON

Kamenica pjesë e aktiviteteve për menaxhimin e zjarreve

Kamenica pjesë e aktiviteteve për menaxhimin e zjarreve
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës ka marrë pjesë në takimin e katërt të palëve të interesuara në kuadër të projektit “Landscape Fire Management in the Western Balkans (LFMWB)”, i mbajtur në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM) në Mitrovicë.

Ky takim mblodhi përfaqësues nga Komuna e Kamenicës dhe Parteshit, zjarrfikës, organizata joqeveritare, media, autoritete lokale dhe studentë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive në fushën e menaxhimit të zjarreve dhe reduktimit të rreziqeve nga fatkeqësitë.

EkoHigjiena

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e veprimit të koordinuar lokal, zhvillimin e Planit të Veprimit për Kamenicën dhe Parteshin, përdorimin e të dhënave dhe mjeteve digjitale për menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë, si dhe rolin e dronëve në monitorimin e peizazheve dhe reagimin e hershëm ndaj zjarreve.

Përfaqësuesit e njësive të zjarrfikjes nga Kamenica dhe Parteshi ndanë përvojat dhe sfidat e tyre në terren, duke theksuar ndikimin pozitiv të mjeteve dhe metodologjive të promovuara nga projekti LFMWB në planifikimin dhe reagimin ndaj emergjencave.

Një pjesë e veçantë e aktivitetit iu kushtua përfshirjes së të rinjve dhe institucioneve arsimore. U prezantuan rezultatet e trajnimeve të realizuara me nxënës dhe studentë, duke vënë në pah rëndësinë e ngritjes së vetëdijes dhe zhvillimit të kapaciteteve të gjeneratave të reja për përballimin e sfidave mjedisore.

Aktivitetet u realizuan në kuadër të projektit “Landscape Fire Management in the Western Balkans”, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), me synim forcimin e kapaciteteve lokale, rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ngritjen e qëndrueshmërisë ndaj rreziqeve nga zjarret në rajon. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.