DYLON

Kamenica përfituese e një projekti në vlerë prej 100 mijë euro

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, nënshkruan sot Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projektit infrastrukturor “Asfaltimi i rrugës Bunari i Zenelit – Shkolla dhe Rruga Lokale” në komunën e Kamenicës.

Ky projekt do të financohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës, në vlerë prej 100 mijë euro.

EkoHigjiena

Kryetari Sinani falënderoi ministrin Zharku për mbështetjen e dhënë në financimin e këtij projekti të rëndësishëm të infrastrukturës rrugore të Komunës së Kamenicës.

Projekti do të monitorohet nga një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa Komuna e Kamenicës do të emërojë një projekt-menaxher për të mbikëqyrur realizimin e projektit, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve / pranimin teknik, në të cilin do të jetë një anëtar nga Ministria e Infrastrukturës.

Po ashtu, Komuna e Kamenicës do të kryejë procedurat e tenderimit, përzgjedhjen e operatorit ekonomik në pajtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, si dhe obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme që projekti të realizohet brenda afatit të caktuar dhe me kualitet të lartë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.