Renovimi i shkollës “Rexhep Mala”, në Topanicë të Kamenicës, do të bëhet në kuadër të programit të efiçiencës nga Minstria e Zhvillimit Ekonomik.
I lumtur për arritjen e kësaj marrëveshje është edhe i pari i komunës, Qëndron Kastrati, duke treguar se projektet e tilla do të vazhdojnë edhe më tutje.
” Sot është nënshkruar marrëveshja për renovimin e shkollës “Rexhep Mala” në Topanicë, nga programi i efiçiencës nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Me vepra jo propagandë, do të zhvillojmë arsimin në komunën tonë”, tha Kastrati.