Kamenica në institucionet shkollore ka përfshirë të gjitha profesionet që ndikojnë në zhvillimin e nxënësve

Kamenica në institucionet shkollore ka përfshirë të gjitha profesionet që ndikojnë në zhvillimin e nxënësve

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se Komuna e Kamenicës është e vetmja komunë që në institucionet shkollore ka përfshirë të gjitha profesionet që ndikojnë në zhvillimin e nxënësve.

Sipas tij angazhimi i psikologëve, pedagogëve, logopedëve e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, tregojnë ndikimin pozitiv që ka riorganizimi i shkollave për nxënësit.

“Riorganizimi i shkollave ngërthen më vete vetëm sukses e zhvillim në procesin e mësimdhënies e mësimnxënies. Kamenica është̈ e vetmja komunë që në institucionet shkollore ka përfshirë̈ të gjitha profesionet që ndikojnë̈ në zhvillimin e nxënësve. Ne kemi angazhuar psikologë, pedagogë, logopedë e asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta dhe vetëm profesionistët nga këto fusha tregojnë ndikimin pozitiv që ka riorganizimi për nxënësit që janë bashkuar në shkollat më të mëdha të komunës”, është̈ shprehur Kastrati. /2LONLINE.com/

KOMENTE