Me qëllim të jetësimit të mëtutjeshëm të masave të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për lehtësimin e gjendjes së krijuar nga pandemia Corona Virusi Covid-19, Ministri i Financave dheTransfereve, Besnik Bislimi ka marr vendim për shtyrjen e afatit për lëshimin e faturave të tatimit në pronë, pagimin e këstit të parë për vitin 2020 si dhe shtyrjen e afatit për paraqitjen e ankesave ndaj faturave të tatimit në pronë dhe certifikatave të vlerave të vlerësuara.
Po ashtu ministri Bislimi ka marr vendim për masat e përkohshme për mbrojtjen e përfituesve të skemave pensionale.
Në njoftim thuhet se këto masa janë vendosur duke marrë parasysh moshën dhe ndjeshmërinë e kësaj kategorie, dhe në asnjë mënyrë nuk cenojnë të drejtat e kësaj kategorie por janë favorizuese në këtë situatë.
Masat e ndërmarra janë si në vijim:
Pensionistët për një afat të pacaktuar nuk janë të obliguar të lajmërohen nëpër qendrat përkatëse për vazhdimin e pensionit.
Aplikantët për përfitim nga skemat sociale nuk janë të obliguar të paraqiten për aplikim për një afat të pacaktuar, për riaplikim apo për seancat mjekësore, meqë të tillat janë pezulluar.
Zbatimi i këtyre masave nuk do të dëmtojë përfituesit e skemave pensionale. Askujt nuk do t’i ndalet pensioni për shkak të moslajmërimit.
Po ashtu, secili përfitues potencial do të përfitojë retroaktivisht nga skema, bazuar në datën e përfitimit të drejtës apo në datën kur kërkesa do të mund të dorëzohej në kushtet normale.
Këto masa janë të natyrës së përkohshme. Për ndryshimet eventuale përfituesit e skemave do të njoftohen me kohë.
Ministria e Financave dhe Transfereve apelon tek të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për kujdes të shtuar, sipas instruksioneve të institucioneve shëndetësore, pa shkaktuar panik për gjendjen e krijuar.
Ky njoftim mbetet në fuqi deri deri në një vendim të ardhshëm nga niveli qendror.
Ndër të tjera Ministri i Drejtorisë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zvhillimit Rural njofton se asnjë fermer nuk do të ndëshkohet për vonesa në implementim të projekteve të granteve.
Me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të fermerëve kosovarë,si rezultat i rrethanave të krijuara nga COVID-19,vendim për shtyrjen e përkohshme të afateve për implementimin e projekteve përfituese të granteve të vitit 2019.