Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat e Komunës së Kamenicës, me rastin e 22 prillit Ditës së Tokës, ka ftuar të gjithë Këshillat Lokal të fshatrave, OJQ-të, si dhe lokalet afariste që t’i bashkohen aksionit për të pastruar ambientet në fshatra, duke respektuar masat anticovid.
Kjo Drejtori njofton që për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19 nuk do të mbahen aktivitete të mëdha, mirëpo është organizuar një aksion ku është paraparë që të gjitha shkollat e Komunës së Kamenicës, ta bëjnë pastrimin e oborrit të shkollës dhe hapësirave për rreth.
Aksioni do të filloj në orën 10:00 duke respektuar masat anticovid, ku do të merren nga dy nxënës dhe dy mësimdhënës të cilët do të kujdesen për këtë.
Vlen të përmendet që në këtë ditë Këshilli Lokal i Koretinit dhe ‘ShH Koretini’ kanë shprehur gatishmëri që së bashku me disa nga nxënësit dhe mësimdhënësit ta bëjnë pastrimin e hapësirave në të gjitha lagjet e Koretinit.
Po ashtu të gjitha shkollat të cilat nuk kanë thasë për mbeturina, mund të furnizohen tek Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat. /2LONLINE.com/