DYLON

Kamenica me 24 raste aktive me COVID-19!

Kamenica me 24 raste aktive me COVID-19!
Avatar photo Redaksia

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka njoftuar se sot në Komunën e Kamenicës dy (2) persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Personat e identifikuar janë një (1) në Hodonoc dhe një (1) në Kopërnicë.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka lutur qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat dhe rregullat e institucioneve përgjegjëse.

EkoHigjiena

“Edhe dy (2) raste të identifikuara me virusin SARS-CoV-2 në komunën tonë. Një rast në Hodonoc e një në Kopërnicë. Mos harroni tri udhëzimet kryesore: mbaj distancën, përdor maskën dhe pastro duart”, ka thënë Kastrati.

Bilanci me COVID-19 në Kamenicë:
?116 raste të identifikuara;
?83 të shëruar plotësisht;
? 24 raste aktive;
?9 të vdekur.

Mbaj distancën, përdor maskën dhe pastro duart!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.