DYLON

Kamenica me 23 raste aktive me Covid-19

Kamenica me 23 raste aktive me Covid-19
Avatar photo Redaksia

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot në Komunën e Kamenicës kanë rezultuar pozitiv edhe tre persona të tjerë, ndërsa janë shëruar katër të tjerë.

Kryetari i  komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka lutur qytetarët që të kujdesen për veten dhe të tjerët duke vendosur maskën, pastruar duart dhe mbajtur diatancën.

“Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u njoftuam se katër persona janë shëruar plotësisht nga #COVID19 dhe tre kanë rezultuar pozitiv në testin për këtë virus. Ju lutem kujdesuni për veten dhe njerëzit përreth jush. Vendos maskën, pastro duart vazhdimisht, mbaj distancë”, ka thënë Kastrati.

EkoHigjiena

Bilanci i të infektuarve me COVID-19 në komunën e Kamenicës është: 87 raste të identifikuara, 63 të shëruar, 21 raste aktive, tre të vdekur.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.