Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga mostrat e marra në Komunën e Kamenicës një person ka rezultuar pozitiv.
Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë udhëzimet duke mbajtur distancë dhe të përdorin maska.
“Edhe një rast pozitiv me #COVID19 sot në komunën tonë! Numri i rasteve aktive është 20, kurse ju lus të vazhdoni respektimin e udhëzimeve. Mbaj distancën, vendos maskë, pastor duart”, ka thënë ai.
Bilanci me COVID-19: 66 raste të identifikuara, 46 të shëruar, 20 raste aktive.