DYLON

Kamenica, komunë ku po anulohen konkurse e tendere!

Avatar photo Redaksia

Inspektorati regjional i Arsimit ka marrë vendim për anulimin e pranimit të mësimdhënësve të gjuhës angleze, si dhe ka kërkuar t’u anulohen kontratat mësimdhënësve Donjeta Latifaj dhe Denis Kastrati. Në arsyetimin e vendimit, të cilin ka arritur ta sigurojë KamenicaPress thuhet:

“Nuk është respektuar konkursi I datës 4 nëntor 2015. Në konkurs është shpallur një vend i lirë për mësimdhënës të gjuhës angleze me 20 orë, ndërsa Drejtoria e Arsimit në Kamenicë ka pranuar 2 mësimdhënës me nga 10 orë. Me këtë rast, DKA Kamenicë ka bërë shkelje ligjore të konkursit”, thuhet në arsyetim.

EkoHigjiena

Përndryshe, sipas KamenicaPress, Komuna e Kamenicës vlerësohet ndër komunat kampion për anulim të konkurseve dhe tenderëve, për shkak të gjetjes së parregullsive dhe shkeljeve ligjore. Komisioni i Pavarur Mbikëqyrës ka anuluar dhjetëra konkurse në këto dy vjet e gjysmë të qeverisjes së Begzad Sinanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.