Komuna e Kamenicës ka vendosur Sistem të Vijueshmërisë në Punë në institucionet arsimore.
Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë se përmes këtij sistemi do të menaxhohet më leht paraqitja e mësimdhënësve në vendin e punës.
“Pos administratës, edhe institucionet arsimore pajisen me Sistem të Vijueshmërisë në Punë. Përmes këtij sistemi, do të jetë më leht e menaxhueshme paraqitja e mësimdhënësve në vendin e punës dhe njohja e secilit prej tyre do të bëhet përmes shenjave të gishtërinjëve. Përkushtimi ynë mbetet maksimal, në ofrimin e cilësisë në mësimdhënie”, është shprehur ai.
Edhe drejtoresha komunale e Arsimit, Mirhane Morina-Bislimi ka thënë se respektimi i orarit nga mësimdhënësit ka rëndësi të veçantë në funksion të menaxhimit të mirë të shkollave.
“Në funksion të menaxhimit më të mirë të shkollave, rëndësi të veçantë ka edhe respektimi i orarit të punës nga mësimdhënësit dhe stafi jomësimdhënës i shkollave. Jemi të lumtur që me vendosjen e më shumë rendi dhe rregulli të realizojmë qëllimet tona për arsimin”, ka thënë ajo./2LONLINE.com/