DYLON

Kamenica ka ripërtërirë Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Organizatën TOKA

Kamenica ka ripërtërirë Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Organizatën TOKA
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës ka ripërtërirë Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Organizatën TOKA, duke vazhduar kështu partneritetin e suksesshëm në fushën e edukimit dhe rinisë.

Në një ceremoni zyrtare, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Selami Klaiqi, së bashku me përfaqësuesit e Organizatës TOKA, nënshkruan marrëveshjen e re për bashkëpunim, e cila do të jetë në fuqi për katër vitet e ardhshme.

EkoHigjiena

Drejtori Klaiqi, ka njoftuar qytetarët se kjo marrëveshje synon realizimin e projekteve të ndryshme që kontribuojnë në edukimin cilësor dhe fuqizimin e të rinjve në Komunën e Kamenicës, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim personal dhe profesional të tyre.

Po ashtu, gjatë këtij takimi një falënderim nga të dyja palët është bërë edhe për Kryetarin e Komunës, Kadri Rahimaj, duke shprehur mirënjohje të veçantë për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin në avancimin e bashkëpunimeve që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien dhe zhvillimin e të rinjve.

Sipas Drejtorit Klaiqi, ky bashkëpunim dëshmon angazhimin e përbashkët për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për gjeneratat e reja. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.