DYLON

Kamenica ka një njoftim lidhur me pagesat për bursa dhe subvencione

Kamenica ka një njoftim lidhur me pagesat për bursa dhe subvencione
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës njofton të gjithë qytetarët të cilët kanë aplikuar për bursa dhe subvencione, e të cilëve nuk iu janë ekzekutuar mjetet në xhirollogaritë bankare, se ne si komunë i kemi proceduar për pagesë të gjitha në Ministrinë e Financave.

Gjithashtu ditë më parë, të gjithë ata që nuk i kanë pranuar paratë, u kemi kërkuar të na lajmërohen përmes faqeve zyrtare, e-mailit ose pranisë fizike në komunë. Të njëjtat i kemi riproceduar në Ministrinë përkatëse, për shpërndarjen e mjeteve financiare.

EkoHigjiena

Komuna është në kontakt të vazhdueshëm Ministrinë e Financave dhe shpresojmë që shumë shpejt do të bëhet një zgjidhje për të gjithë.

“Luteni të na shkruani përmes emailit zyrtar kushdo që nuk i ka pranuar mjetet, duke ia bashkangjitur raportin bankar Dhjetor-Janar në: [email protected], ose përmes faqes zyrtare të komunës në Facebook”, thuhet në njoftimin e komunës së Kamenicës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.