DYLON

Kamenica ka bërë finalizimin e “Letrës së Bardhë” me qëllim të zhvillimit ekonomik lokal

Kamenica ka bërë finalizimin e “Letrës së Bardhë” me qëllim të zhvillimit ekonomik lokal
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës ka bërë finalizimin e “Letrës së Bardhë” me qëllim të zhvillimit ekonomik lokal.

Ky dokument synon të promovojë investimet e mundshme nga investitorët vendor dhe të huaj dhe të përshpejtojë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, me synim të përmbushjes së objektivave zhvillimore të Komunës.

EkoHigjiena

Përmes dokumentit ‘’Letra e Bardhë’’, Komuna e Kamenicës fton të gjithë investitorët potencialë që duan të investojnë në Kamenicë, të informohen për secilën fazë të procesit të tyre investues, duke lehtësuar qasjen në të gjitha informatat relevante dhe duke ofruar zero barriera administrative.

‘’Jam i lumtur që është finalizuar Pakoja Investive ‘’Letra e Bardhë’’, që ka qenë premtim gjatë fushatës elektorale me qëllim të tërheqjes së investitorëve në Komunën e Kamenicës. Krijimi i këtij dokumenti është një hap i rëndësishëm për ndërtimin e një të ardhme të begatë për komunën tonë dhe të gjithë qytetarët e saj’’, ka thënë Kryetari Rahimaj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.