Referuar njoftimit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Komunën e Kamenicës, shtatë persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe një tjetër është shëruar, duke bërë që aktualisht të kemi 42 raste aktive me koronavirus në këtë komunë.
Bilanci me COVID-19 në komunën e Kamenicës:
– 704 raste të identifikuara,
– 628 të shëruar plotësisht,
– 42 raste aktive,
– 34 të vdekur.