Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Kamenicës, një (1) person ka rezultuar pozitiv me COVID-19, dhe katër të tjerë janë shëruar nga kjo sëmundje.
Personi i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19 është nga Kamenica.
Bilanci me COVID-19 në Kamenicë:
139 raste të identifikuara;
105 të shëruar plotësisht;
24 raste aktive;
10 të vdekur.
Lusim të gjithë qytetarët, që të vazhdojnë t’i respektojnë masat dhe rregullat e institucioneve përgjegjëse.
Mbaj distancën, përdor maskën dhe pastro duart!