Nga raporti i saj i ditës së sotme Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në Komunën e Kamenicës, dy (2) persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, transmeton 2LONLINE.com.
Të identifikuarit janë nga Kamenica dhe fshati Dajkoc.
Përndryhse, bilanci me COVID-19 në komunën e Kamenicës është ky:
– 209 raste të identifikuara,
– 181 të shëruar plotësisht,
– 13 raste aktive,
– 15 të vdekur.