Me dy rastet më të reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin COVID-19, në Komunën e Kamenicës ka arritur në 52.
Prej tyre, 42 janë shëruar plotësisht. Aktualisht kemi edhe 10 raste aktive.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se rritja e rasteve me virusin SARS-CoV-2 është i lartë në nivel vendi, për çka edhe duhet të shtojmë kujdesin.
“Janë vetëm tre hapa të thjeshtë që secili nga ne duhet t’i ndjekim. Pastro duart, Vendos maskën, Mbaj distancë”, thotë kryetari Kastrati. /2LONLINE.com/