DYLON

Kamenica inicion ndryshimin e rregullores mbi transportin rrugor

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “NetworkofPeaceMovement” (NOPM) ne kuadër të projektit“Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje përmes harmonizimit të rregulloreve komunale me legjislacionin në fuqi” qëmenaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K)me 15Marska organizuartakimin e parë të grupit të punës për ndryshimin e rregullores komunale mbi “Transportin rrugor në territorin e komunës së Kamenicës”
Qëllimi i këtij takimi ka qenë që të se bashku ne drejtorinë për shërbime publike, ambientit dhe inspekcionit dhe grupin punës te diskutohet, harmonizohet dhe të hartohet draft-propozimi i parëi rregullores në fjalë duke u konsultuar me legjislacionin në fuqi. Në përbërje të grupit punues kanë qenë zyrtare përkatës të drejtorisë së shërbimeve publike dhe ambientit, zyrtar ligjorë dhe zyrtar nga shërbimi profesional i kuvendit duke përmbushur komponentin gjinore dhe etnik në përbërje të grupit të punës.

Grupi punues nëpërbërje prejnënte (9) anëtareve u angazhuanqë së bashku me stafin e NOPM duke përfshirë konsulentin e jashtme, menaxherin e projektit dhe praktikanten tëofrojnë diskutime, sugjerime dhe të japin propozime në raport me rregulloren në fjalë, dhe në fund si rezultat i këtij takimi është arritur që të dal drafti i parë ikësaj rregulloreje që do të procedohet nëprocedim të mëtutjeshme në komitetin për politikë dhe financa për shqyrtim.

EkoHigjiena

Gjithashtu ky takim kishte për synimrritjen dhe angazhimin e artereve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në reformën e qeverisjes komunale me synim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje, përmes forcimit të procedurave demokratike dhe pjesëmarrëse të parapara në ligjet në fuqi.

Si rezultat i lobimit dhe avokimitme kryesuesin e kuvendit komunal dhe Z. FatonJakupi, drejtori i drejtorisë se shërbimeve publike, ambientit dhe inspekcionit nga OJQ NOPM, draft rregullorja është futur si pike e rendit te ditës ne komitetin për politike dhe financa për shqyrtim te mëtutjeshme.

Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.