DYLON

Kamenica inicion ndryshimin dhe harmonizimin e rregullores mbi mirëmbajtën e ambientit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “NetworkofPeaceMovement” (NOPM) ne kuadër te projektit“Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje përmes harmonizimit të rregulloreve komunale me legjislacionin në fuqi” qëmenaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K)me 11 Shkurtka organizuartakimin e parë të grupit të punës për ndryshimin e rregullores komunale mbi Mirëmbajtjen e Mjedisit nëterritorin e KomunëssëKamenicës.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë që të diskutohet, harmonizohet dhe të hartohet draft-propozimi i parë i rregullores në fjalë duke u konsultuar me legjislacionin në fuqi. Ne përbërje të grupit punues kanë qenë zyrtarëpërkatës të drejtorisë së shërbimeve publike dhe ambienti, zyrtar ligjorë dhe zyrtar nga shërbim profesional i kuvendit dhe zyra e informimit duke përmbushur komponentin gjinore dhe etnike në përbërje të grupit të punës.

EkoHigjiena

Grupi punues nëpërbërje prejnënte (9) anëtareve u angazhuanqë sëbashku me stafin e NOPM tëofrojnë diskutime, sugjerime dhe të japin propozime në raport me rregulloren në fjalë, dhe në fund si rezultat i këtij takimi është arritur që të dal drafti i parë ikësaj rregulloreje që do të procedohet nëprocedim të mëtutjeshme në komitetin për politike dhe financa për shqyrtim.

Gjithashtu ky takim kishte për synimrritjen dhe angazhimin e akterëve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në reformën e qeverisjes komunale me synim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje, përmes forcimit të procedurave demokratike dhe pjesëmarrëse të parapara në ligjet në fuqi.

Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.