/2L ONLINE/ – Komisioni komunal për zgjedhjen e Këshillave Lokale, ka raportuar për procesin e zgjedhjeve të Këshillave Lokale të mbajtura në Komunën e Kamenicës, para kryetarit të komunës Begzad Sinanit dhe kryesuesit të kuvendit Bajram Dërmaku/ Ata kanë falënderuan kryetarin Sinani për mbështetjen e dhënë gjatë këtij procesi, si dhe bashkëpunimin shumë të mirë me DEMOS-in.
Ndërkaq, kryetari Sinani e përgëzoi komisionin komunal i cili. Sipas tij, me sukses e bëri organizimin e këtyre zgjedhjeve për kryetar dhe Këshilla Lokale të cilat u zhvilluan në tërë komunën dhe pa kurrfarë pengese dhe me një pjesëmarrje mjaft të madhe të qytetarëve po ashtu theksoi se pas votimit në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal shumë shpejt do ta ketë një takim me kryetarët e porsazgjedhur të këtyre Këshillave Lokale. /2L ONLINE/