DYLON

Kamenica fton bizneset të informohen me rregullat me të cilat duhet të operojnë

Kamenica fton bizneset të informohen me rregullat me të cilat duhet të operojnë
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë e Komunës së Kamenicës,  Majlinda Krasniqi dhe përgjegjësi i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Inspektorat, Hysen Jerliu, kanë pritur në Kamenicë përfaqësuesit e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

Ky takim kishte për qëllim organizimin e sesionit informues që bizneset të mbahen të informuar për rregullat që duhet të operojnë.

Ky sesion informues do të mbahet më datën 3 qershor (e hënë), me fillim nga ora 10:00 në Sallën e Kuvendit Komunal.

EkoHigjiena

Drejtoresha Krasniqi tha se është shumë e rëndësishme që bizneset t’i mbajnë vazhdimisht të informuar me rregullat sipas së cilave duhet të operojnë, në mënyrë që t’i shbërbejnë krijimit të një ambienti të shëndoshë afarizmi.

Ndërkaq, përfaqësuesit e AKK-së u shprehen mëse të gatshëm të bashkëpunojnë me Komunën e Kamenicës në këtë drejtim, bëhet e ditur nga zyra për informim e Komunës së Kamenicës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.