Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë e Komunës së Kamenicës, Majlinda Krasniqi dhe përgjegjësi i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Inspektorat, Hysen Jerliu, kanë pritur në Kamenicë përfaqësuesit e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.
Ky takim kishte për qëllim organizimin e sesionit informues që bizneset të mbahen të informuar për rregullat që duhet të operojnë.
Ky sesion informues do të mbahet më datën 3 qershor (e hënë), me fillim nga ora 10:00 në Sallën e Kuvendit Komunal.
Drejtoresha Krasniqi tha se është shumë e rëndësishme që bizneset t’i mbajnë vazhdimisht të informuar me rregullat sipas së cilave duhet të operojnë, në mënyrë që t’i shbërbejnë krijimit të një ambienti të shëndoshë afarizmi.
Ndërkaq, përfaqësuesit e AKK-së u shprehen mëse të gatshëm të bashkëpunojnë me Komunën e Kamenicës në këtë drejtim, bëhet e ditur nga zyra për informim e Komunës së Kamenicës.